Kjo shfaqje pasqyron realitetin e ditëve tona, ku shumë persona për shkaqe sociale marrin rrugën e migrimit për një jetë më të mirë, për të filluar jetën nga fillimi. Kjo është edhe qëllimii i Ilirit që në rrugën e tij drejt Amerikës takohet me Bekimin i cili për dallim nga Iliri pas 18 vitesh në migrim vendos të kthehet në Maqedoni po për ta filluar jetën nga fillimi pas problemeve familjare në Amerikë. Ballafaqimi i Ilirit me Bekimin jo vetëm që sjell situata komike por edhe tensione dhe dramatike.
Author: Bojan Trifunovski, Simeon Moni Damevski, Lupco Todorovski
Directed by: Kastriot Abdyli
Actors: Ismail Kasumi, Musa Isufi, Taulant Destani, Faton Ibrahimi
Dramatization: Ilir Ajdini
Music: Baba Bend, Funda Ali
Scenography: Ardian Kadriu
Organizer: Jakupi Jakup
Ispicient: Driton Ramadani
Photo Credit: Avni Selmani